UJËRA TË TRAZUAR
Ujëra të trazuar
të një oqeani të tejmadh
kanë pushtuar mendjen time këtë natë
Si ishuj mëkatarë
të fshehur mes një kaltërsie të pamatë
lëkunden mendimet, shpejt dhe ngadalë
Hije shumëngjyrëshe
të harruara pas mureve këtë rradhë
do të prekin zemrën time pas pak
Lot të trembur
të ngrysur e ringjallur me mall
më rrinë pranë ndonëse ti ndodhesh kaq larg
Unë ngre sytë
shoh tavanin, në dhomën e vjetër të lashtë
kuvendoj, me veten unë flas
Jemi bashkë, jemi vetëm
jemi afër a larg
nuk e di, s'do ta di asnjëherë, aspak...
Ujëra të trazuar
të një oqeani të tejmadh
kanë pushtuar shpirtin tim në mesnatë
E unë qesh e unë qaj
mendja luan pa frikë, fuqishëm, me zjarr
siç luajnë me ujërat ishujt mëkatarë
***
POEZIA, VIDEO DHE FOTO JANE ORIGJINALE
MUZIKA: Lemon and Soul - Galim (Live @The Ficus Grove)
Comments