TË DEHUR

E thjeshtë çudi
e veshur zhvishem
mendime, qetësi

Pak fjalë, shumë heshtje
pafundësisht
lodroj e humbur
në hapësirë

Hapësirë e turbullt
e shpirtit tim
zhytem drej fatit
e lodhur, kam pirë

Zgjohem e dehur
heshtje, qetësi
vishem e zhveshur
tek ti arrij

Vrapoj ngadalë,
me padurim
të dehur të gjej,
të qetë marrëzisht

E dehur qesh
sa shumë kam pirë,
e veshur zhvishem
mendime, qetësi...

Nuk jam më e sigurt
ç'po ndodh a si
të gjeta, më gjete...
E thjeshtë cudi!

Të veshur zhvishemi
përsëri,
të dehur sonte
dhe unë dhe ti

Comments

Popular Posts