Frikë dhe liri

Sa herë flitet për çmendurinë, më kaplon një ndjesi lirie por edhe frike njëkohësisht.
Mendoj se të gjithë kemi një lidhje të çuditshme me pjesët e vetes që konsiderojmë të çmendura dhe nuk kuptojmë asnjeherë se sa fuqishëm keto pjesë, të cilat mundohemi ti fshehim me çdo kusht, në formë krejt të pavetëdijshme influencojnë mënyrën se si shohim botën dhe se si jetojmë në lidhje me atë çka na rrethon e pjesë e së cilës jemi.

Ndaj me ju keto fjalë nga Dritan Shano, duke menduar se transmetojnë pikërisht këto që shkruaj, lirinë dhe frikën e pavetedijshme (si të autorit edhe të shkrimtarit të madh që huazon) në lidhje me çmendurinë:

"Kur lexoj (herë pas here) nga libri “Ushtari i mirë Shvejk” i Jaroslav Hashekut, Overturën e kapitullit IV ”“ Shvejkun e dëbojnë nga çmendina, gjithnjë më duket sikur po shfletoj shtypin e ditës, sikur po shoh lajmet në TV gjatë ditës, konferencat e shtypit, ndonjë debat televiziv gjoja të rëndësishëm, apo jam duke ndjekur të enjten parlamentare. Ka aq shumë ngjashmëri më të përditshmen time dhe artikulimin e personazheve reale saqë më duket sikur jetoj brenda atij paragrafi çdo ditë, por veçanërisht të enjteve kur Parlamenti nuk është pushim ”“ ditë e javës që më mundon shumë se nuk di ta përjetoj si satirë apo si mallkim?!

Shvejku tregon për kohën që kishte kaluar në çmendinë:

'Me të vërtetë çuditem se përse zemërohen të çmendurit kur i mbajnë mbyllur atje. Njeriu në çmendinë mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërijë si çakall, bile mund edhe të kafshojë. Sikur t’i bënte këto njeriu në shëtitjen e mbrëmjes, të gjithë do habiteshin. Kurse atje një gjë e këtillë është krejt e zakonshme...

Njeriu atje mund të paraqitet si vetë perëndia, ose si shën Vaclavi (megjithëse ky i fundit qëndronte lakuriq dhe i veçuar). Atje gjëndej edhe njëri, që thërriste dhe thoshte se ishte akipeshkv. Ky s’bënte asgjë tjetër veçse hante, pinte, dhe, më falni bënte dhe diçka që rimon me këto fjalë. Natyrisht, atje për gjëra si këto askush s’ndien turp.

Atje mund të thërrisni, të ulërini, të këndoni, të qani, të blegërini, të kërceni, t’i luteni perëndisë, të rrokulliseni, të ecni me të katra, të kërceni me një këmbë, të vraponi përreth, të vallëzoni, të hidheni, të qëndroni tërë ditën në bisht dhe të hipni mbi mure. Askush s’do t’ju afrohet që t’ju thotë: “Këtë gjë s’duhet ta bëni. Kjo, zotëri, s’ju ka hije. Të keni turp, ama qënkeni dhe njeri me kulturë.'"

- Dritan Shano
https://perqasje.com/2016/01/cmendine-e-enjte-apo-thjesht-nje-dite-e-zakonshme/

Comments

Anonymous said…
Use the roulette betting systems cautiously, and you'll win consistent sums of money. Suppose you'll find a European roulette variant on an internet on 우리카지노 line casino web site similar to Red Dog Casino . In that case, you're going to get to extend your possibilities of successful at no extra value considerably. It is as a result of} aforementioned single zero, La Partage, and En Prison roulette guidelines we mentioned in one of many previous sections. These guidelines boost the RTP price of roulette, so it's at all times a sensible transfer search out|to search out} and play European or French roulette versus American roulette. However, have the ability to|you presumably can} place your bets in a method to enhance your odds and make one of the best of what the game has to offer.

Popular Posts