NJË LIBËR

Vendosa të shkruaj një libër, vetëm një,
vendosa të shkruaj një libër sa për mijëra jetë
i thjeshtë e i vyer për mua, një libër i vërtetë.
Vendosa të shkruaj një libër, me ty apo pa ty në të,
harrova si ti thurr gërmat e as fjalët nuk vijnë më
por librin do ta shkruaj, të premtoj i dashur,
me ty apo pa ty në të.
Vendosa të shkruaj një varg, ta vesh me fllad, mirësi
vendosa ti zbukuroj gërmat e të luaj me to,
ashtu sic vetëm unë di.
Të jap fjalën, sonte, librin do ta shkruaj
ndërsa frikërat me mendjen time do të luajnë
dhe dua apo nuk dua unë, në libër do jesh fshehur ti.
Kur koha të kalojë, me fuqinë e saj të përjetshme
në faqet e librin tim të vërtetë, do ndiej frikëra të vjetra, të ethshme,
netë të gjata pa gjumë.
Do lexoj pa dashur kujtimet e një jete të çalë
ndërsa në pasqyrën e faqeve të tij, do njoh sytë e mi të vrarë.
Zemrën copëtuar në mijëra fjalë.
Dhe dua apo nuk dua, një borxh të madh do të kem larë.
Pastaj, fshehurazi dhe kokëulur do të fikem, pa parë me mbrapa,
shirat e kësaj kohe mashtruese, furishëm do të mi kenë fshirë hapat
e as unë, as ti, nuk do të kujtojmë më asgjë.
Pa frymë, pa prekje, pa zhurmë, gërmat e mia të vyera
Do të zhduken, boshatisen, humbasin shijen. Do të bëhen hije.
As ti, as unë nuk do ti gjejmë më.
Dhe dua apo nuk dua, një borxh të madh do të kem larë,
dhe do apo nuk do, një borxh të madh do të kesh larë.
Në fund të fundit, librin e jetës, sonte, e kemi shkruar bashkë.

Gjeni në këte link një video ku kam recituar poezinë:
https://www.facebook.com/819534/videos/10110853946171669

Comments

Popular Posts