NE
Ne ishim kaq shumë,
ëndrra vere veshur në tym
katër shpirtra, një fytyrë.
Ishim rrahje zemre, ishim frymë
ishim nje pemë me degë pa fund
gjethe të brishta që i lidh një trup.
Ne ishim frymëmarrja e njëri tjetrit
të katërt
të tre
të dy
e tashmë
një.
Ishim tregime të vjetra të shpirtit,
ishim mendime pa fund, një zë.
Ishim rini e larë në verë
rrëfimi i nje kohe te re,
këta ishim ne.
Ndanim një trup të gdhendur në dru
rrahur nga dielli, gatuar me mund
bekuar nga hena, larë në mirësi
sy të kulluar të një shpirti të lirë.
Lot të mjeruar, heshtje pa fund.
Ishim mijëra vegime, të thëna diku
treguar më parë, shkruar mbi re
kështu ishim ne.
Ishim të dehur nga miliona zjarre
fëmijë të një Bote të Egër, Vulgare,
fëmijë vullkanesh e detesh të lashtë
fëmijë mendimesh, ndjesirash, momentesh
llava të fuqishme buzëqeshjesh dhe etjesh.
Kaq shume etje.
Etje për dikë që e di si je zgjuar sot,
si fjete mbrëmë, kur qave, kur qeshe
kur u theve në mijëra thërrime,
nëse je e lumtur apo shpirti të dhemb,
nëse sot nuk e vendos dot masken trime,
nëse s’i shemb dot frikërat dhe kujtimet.
Ne ishim kaq shumë,
bukuri dhe dridhje.
Ne ishim të trembur por qeshnim me sy
ne dinim gjithcka, nuk dinim asgjë,
por ishim një zë.
Ishim poezi e një jete lajkatare
që na lidhte pa fjalë...
Na lidhte e qetë, ëmbëlsisht, ngadalë...
Na ndante po e qetë
ëmbëlsisht
ngadalë
pa fjalë
me shikime
me frymë
pa fjalë...
Na ndante e qetë, ëmbëlsisht, ngadalë...
Pa fjalë.
Na ndante heshtja e kësaj Bote të Marrë.
ëndrra vere veshur në tym
katër shpirtra, një fytyrë.
Ishim rrahje zemre, ishim frymë
ishim nje pemë me degë pa fund
gjethe të brishta që i lidh një trup.
Ne ishim frymëmarrja e njëri tjetrit
të katërt
të tre
të dy
e tashmë
një.
Ishim tregime të vjetra të shpirtit,
ishim mendime pa fund, një zë.
Ishim rini e larë në verë
rrëfimi i nje kohe te re,
këta ishim ne.
Ndanim një trup të gdhendur në dru
rrahur nga dielli, gatuar me mund
bekuar nga hena, larë në mirësi
sy të kulluar të një shpirti të lirë.
Lot të mjeruar, heshtje pa fund.
Ishim mijëra vegime, të thëna diku
treguar më parë, shkruar mbi re
kështu ishim ne.
Ishim të dehur nga miliona zjarre
fëmijë të një Bote të Egër, Vulgare,
fëmijë vullkanesh e detesh të lashtë
fëmijë mendimesh, ndjesirash, momentesh
llava të fuqishme buzëqeshjesh dhe etjesh.
Kaq shume etje.
Etje për dikë që e di si je zgjuar sot,
si fjete mbrëmë, kur qave, kur qeshe
kur u theve në mijëra thërrime,
nëse je e lumtur apo shpirti të dhemb,
nëse sot nuk e vendos dot masken trime,
nëse s’i shemb dot frikërat dhe kujtimet.
Ne ishim kaq shumë,
bukuri dhe dridhje.
Ne ishim të trembur por qeshnim me sy
ne dinim gjithcka, nuk dinim asgjë,
por ishim një zë.
Ishim poezi e një jete lajkatare
që na lidhte pa fjalë...
Na lidhte e qetë, ëmbëlsisht, ngadalë...
Na ndante po e qetë
ëmbëlsisht
ngadalë
pa fjalë
me shikime
me frymë
pa fjalë...
Na ndante e qetë, ëmbëlsisht, ngadalë...
Pa fjalë.
Na ndante heshtja e kësaj Bote të Marrë.
Comments