Fjalë Mirësi
E dehur fjalë, fjalë e perdalë
fshehur, pa shprehur, mërzitur fjalë
ku ishe mbrëmë mistrece fjalë?
Unë vija rrotull, s’të gjeja dot,
humbur, përhumbur mbytur në lot
thërrisja fort, thërrisja kot
s’të gjeja dot ty fjalë të ngrohtë.
Të lutem kthehu, mu shfaq, shpëtomë…
…nuk di ç’të them e mira fjalë
kam humbur fillin, kam ikur larg
bën ftohtë, më dhemb ky shi, ky mall.
Më merr, me mua ti luaj fjalë
mësomë sekretet e botës mbarë,
kudo të jem, kurrë mos humbas.
Eja, ti shfaqu, shpëtomë fjalë!
Bekuar qofsh, pa ty s’ka botë
s’ka ndjenja, frikëra, dashuri, lot
pa ty e embla, e mira fjalë
mbytet mirësia, ngrin botë e gjallë.
Me ty...në raste, ashtu si kot
hidhet, përdridhet gënjeshtr’ e ftohtë
rrotull vjen gjuhës, pështyn mallkim
fiket çdo dritë e shpirtim tim. Nuk ka shpëtim!
Ndërsa ti thua: “mos më gjyko
jam fjala e ngrohtë, ti më shpëto,
dëgjomë në terr, në dritë, në lumë
jam embëlsi, beso tek unë.
Gënjeshtr’ e poshtër shpesh luan, vjell
më hedh, më pret, mendon se m’vret
por unë s’ndryshoj, ndër shekuj, vjet
JAM FJALA E NGROHTË NË ZEMËR PREHEM!”
Fjalë dashuruar, fjalë shpresë, mirësi
me ty un luaj, mësoj me shpirt
qëndromë pranë, mbrëmje e agim
më jep të pij nga gjiri yt,
etjen ta shuaj, frikën ta mbyt
të dyja t’lutemi, këndojmë, vallëzojmë,
fjalët e gjysheve ti rikujtojmë,
fjalë shenjtëruar, fjalë dashuri
t’thurrim varg jetës në përjetësi.
fshehur, pa shprehur, mërzitur fjalë
ku ishe mbrëmë mistrece fjalë?
Unë vija rrotull, s’të gjeja dot,
humbur, përhumbur mbytur në lot
thërrisja fort, thërrisja kot
s’të gjeja dot ty fjalë të ngrohtë.
Të lutem kthehu, mu shfaq, shpëtomë…
…nuk di ç’të them e mira fjalë
kam humbur fillin, kam ikur larg
bën ftohtë, më dhemb ky shi, ky mall.
Më merr, me mua ti luaj fjalë
mësomë sekretet e botës mbarë,
kudo të jem, kurrë mos humbas.
Eja, ti shfaqu, shpëtomë fjalë!
Bekuar qofsh, pa ty s’ka botë
s’ka ndjenja, frikëra, dashuri, lot
pa ty e embla, e mira fjalë
mbytet mirësia, ngrin botë e gjallë.
Me ty...në raste, ashtu si kot
hidhet, përdridhet gënjeshtr’ e ftohtë
rrotull vjen gjuhës, pështyn mallkim
fiket çdo dritë e shpirtim tim. Nuk ka shpëtim!
Ndërsa ti thua: “mos më gjyko
jam fjala e ngrohtë, ti më shpëto,
dëgjomë në terr, në dritë, në lumë
jam embëlsi, beso tek unë.
Gënjeshtr’ e poshtër shpesh luan, vjell
më hedh, më pret, mendon se m’vret
por unë s’ndryshoj, ndër shekuj, vjet
JAM FJALA E NGROHTË NË ZEMËR PREHEM!”
Fjalë dashuruar, fjalë shpresë, mirësi
me ty un luaj, mësoj me shpirt
qëndromë pranë, mbrëmje e agim
më jep të pij nga gjiri yt,
etjen ta shuaj, frikën ta mbyt
të dyja t’lutemi, këndojmë, vallëzojmë,
fjalët e gjysheve ti rikujtojmë,
fjalë shenjtëruar, fjalë dashuri
t’thurrim varg jetës në përjetësi.
Comments