ETJE



Unë pi nga ujërat e tua nënë
nga gjiri yt i ëmbël,
ndiej se si përqafon qelizat e mia
dora jote ledhatuese.
Freskia jote më prek mitrën
më shëron, më mëson.
Eja bijë, më thua
të të mësoj sekretet e qumështit
që kurrë më mos kesh etje
e gjithmonë të dish të japësh.
Zemër kristal, ëmbëlsi e pamatë
transparente si vetë jeta.
Eja, eja më thua
unë të njoh bijë e ti më njeh mua.

🌷

Poezia është origjinale e imja
Foto: Helena Georgiou
Muzika: Lemon and Soul - Galim (Live @The Ficus Grove)

Nuk kam të drejtën e autorit për imazhin dhe muzikën; vetëm për poezinë.

Comments

Popular Posts