Shpresoj këtë ta lexojnë të gjithë
Disa nga fjalët e zt. Cukali si më poshtë. Nuk e di nëse kam të drejtë ti publikoj këtu, sipas ligjeve të së drejtës së autorit, por dua vetëm ti ndaj me të gjithë, me sa më shumë njerëz.
"Por, ka një zgjidhje. E vetmja.
E vetmja zgjidhje, e dashur Rena, është rizgjimi. Rilindja, apo ndriçimi, nuk di ç'emër t'i vë asaj që anglezët e quajnë enlightment. Asnjë fjalë shqipe nuk i rri mirë kësaj "enlightment", mbase, sepse ne nuk e kemi përjetuar kurrë si komb, përveç një dritëze të vogël në vitet '30, mbase. Është si termi "liri" që kultura kineze nuk e përmban, apo si fjala "mirazh" që fjalori groenlandez nuk ka si ta ketë.
Enlightment, e dashur Rena, një "rizgjim" shpirtëror, intelektual e njerëzor, kjo është e vetmja zgjidhje.
Deri dje personalisht, e kisha bjerrur shpresën. Por ka ca kohë, që lexoj shkrime që më pëlqejnë nga njerëz që duan të ndryshojnë veten të parët, e bashkë me veten edhe shoqërinë. Ka disa muaj që lexoj artikuj apo blogje nga njerëz të preokupuar, shoh shenja ndjeshmërie njerëzore, shoh individë që nuk duan më të vazhdojë kështu. Kjo më jep shpresë.
Zgjidhja fillon jo kur të pëlqen një shkrim.
Zgjidhja fillon kur ai që ul me buton xhamin e makinës dhe flak një kanaçe në rrugë, të ndjejë që është i pacivilizuar nga shikimet e të tjerëve rrotull tij, e t'i vijë turp. Kur, një ministër i përfolur për korrupsion të ketë turp të dalë në rrugë nga shikimet e njerëzve e fëmijët e tij të kenë turp të shkojnë në shkollë.
Rizgjimi do të ndodhë kur ti e para, unë, e ata afër nesh, të fillojmë të ndryshojmë. Kur unë i pari, jo vetëm shkruaj por dhe pushoj së dhëni makinës në mënyrë agresive. Duke respektuar dikë që kalon rrugën në këmbë.
Prandaj, mos më pyet më "zgjidhje, a ke". Zgjidhjen e ke ti e para, ata afër teje, e bashkë me ty, të tjerët. Rrugë tjetër s'ka. Duke ndryshuar veten, do ndryshojmë botën. Do të rizgjojmë njëri-tjetrin, ngadalë, si të ishim njerëz që po flemë në mes të fushës.
Edhe pse mund të na duhet të presim gjatë. Ka njerëz, që nuk do të zgjohen kurrë ose që do të zgjohen tepër vonë. Jeta për ta është vetëm pub dhe Facebook. Por, disa mund të rizgjohen. Le të fillojmë me ta.
E dashur Rena!
Mos u tremb e mos ki turp. Dhimbja të bën më njerëzore dhe besimi është arma kundër së ligës. Dhe mos u shqetëso nëse Revolucioni jonë nuk do të dalë në TV, meqë TV-të i kanë ATA. Bob Marli ka thënë: "Ti mund t'i mashtrosh ca njerëz për ca kohë, po nuk mund t'i mashtrosh të gjithë njerëzit për tërë kohën". Rizgjimi ka nisur. Tek ty..."
http://www.shekulli.com.al/2010/11/21/leter-renes.html

Comments