Një ditë maji në punë

Më pëlqen heshtja që ka pushtuar zyrën time sot. Drejt meje ndërtohet një pallat, ndërsa me dhjetra ndërtesa të tjera qëndrojnë drejt, plot krenari. Nëse secila nga këto ndërtesa do të mund të fliste jam e bindur se do kish shumë për ti treguar kateve të vogla të pallatit të ri. Por, megjithë zhurmën jashtë, këtu brenda është qetësi. Pikërisht kjo qetësi më bën të shoh cdo gjë nën një këndvështrim tjetër. Mërzitja në punë të bëka të mendosh ndërtesa që flasin. Pothuaj më duket sikur kam dalë nga vetja këtë cast. Ndjesi e bukur.

Comments

Popular Posts