Vargje per veten

Kohe me pare kam shkruar dicka per veten. E titullova poezine Vargje per Veten, duke mos e ditur qe nje kenge me te njejtin titull ekziston. Ne fakt kjo ka qene nje nga kenget e mija te preferuara, e degjoja shpesh ne vitin 2000, por s'ja dija titullin..thjesht e kisha ne nje kasete qe ishte dhurate nga nje mik. Tani sapo e gjeta.

Ne veren e vitit te kaluar bera nje fotografi te nje vendi prane Pogradecit, ndersa makina zbriste lehte neper kthesa. Ishte nga nje kendveshtrim teper special ne fakt. Ne videon e kesaj kenge gjendet nje foto e njejte me timen, ndaj besoj se nuk eshte me koicidence ... se do ishte e vendit ti mblidhja te treja bashke.. foton, poezine dhe kengen.

Shkruar Shtator 2009

VARGJE PER VETEN

Erdha me endrra. Me kaq shume endrra.
Asgje s'mbetet me. Endrrat nuk humbasin, thjesht kalojne
ne plan te dyte.
Ne plan te dyte dje, sot neser dhe koha kalon.
Une, ajo qe do te ndryshonte cdo gje.
Cdo gje ne asgje.
Une, qe kohen do ta mbaja pezull, mos harroja kurre
c'ishte me e rendesishme, dashuria, njerezit, miresia.
E akuzuar se mendoj vetem per vete, egoiste.
E akuzuar se s'kam bere mire, se s'di te dashuroj,
se shkaterroj jete njerezish
se jam frikacake, jetoj ne libra une.
Por nuk mund te rresht se luftuari, e lodhura, dramatikja.
Nuk do te rresht derisa cdo gje te duket qarte,
sic duhet, te dihet, te njihet.
E verteta ne te vertete. Por u lodha dhe s'dua ta pranoj.
U lodha une.
Le te akuzojne, le te me urrejne,
le te keqkuptojne e te shpifin.
Le te bejne cte duan.
Mendimet e tyre s'me perkasin mua, s'i ndryshoj dot une.
Por mua nje dite do te me njohin.
Zemren do ta hapin teksa rreh akoma e ngrohte,
do ta copetojne deri ne molekulen e fundit dhe do te qajne,
nga drita qe u vret syte. Do te vezhgoj, lutem, vezhgoj.
Asgje me shume.
Me ne fund do te flas pa fjale. Prape nuk do te mburrem.
Mund te perdhosem, kritikohem por me ne fund do te flas.
Do te bertas. Do te uleras ne qetesi. Zeri im do te kumboje lart.
Asgje e keqe me. Vetem miresi..keshtu them.
Ju desha te gjitheve, kerkova pak dashuri.
Ju desha shume shume shume
egoistja une. Por nuk kerkoj me asgje.
Dua qe cdo gje te kthehet ne asgje. Ne molekula te vogla si te zemres
qe i merr era tutje, larg.
Me lini thjesht te dua. Mos prishni qetesine time.
Nuk u jap asgje, mos prisni asgje.
Paqe vetem pak paqe. Sa budallaqe une!
Dua per nje moment te harrohem brenda vetes, shume.


Comments

Popular Posts